Aktualitet

Ish-drejtuesja e INSTAT: Këshillimi Kombëtar është nul

8 Prill 2022, 10:20 Nga DOSJA
Ish-drejtuesja e INSTAT: Këshillimi Kombëtar është nul

Ish-drejtuesja e INSTAT, Ines Nurja tha se përfshirja e këtij instituti në anketën e Këshillimit Kombëtar të kryeministrit Rama, është në kundërshtim të ligjit. E ftuar në Syri TV, Nurja theksoi se nuk ka ndodhur kurrë më parë që INSTAT të bëhet palë me qeverinë, dhe të prodhojë statistika politike në shkelje ligjore. Sipas saj, Këshillimi është statistikisht nul, pasi pyetjeve u janë përgjigjur vetëm 25 % e popullsisë

SYRI TV

Pjesëmarrja e Institutit të Statistikave në anketën e Këshillimit Kombëtar të Edi Ramës, është antiligjore. Kështu deklaroi në studion e Syri TV, ish-drejtuesja e INSTAT, Ines Nurja, e cila sqaroi më tej se prodhimi i statistikave zyrtare për këshillim është totalisht në kundërshtim me ligjin. Ajo theksoi se anketa filloi pas një VKM të lëshuar nga kreu i qeverisë në dhjetor.

Nurja sqaroi më tej se rezultatet nuk mund të merren si të mirëqenia, në një kohë që është përgjigjur në anketë vetëm 25 % e popullsisë, e aq më tepër që një persona mund ta ketë plotësuar atë më shumë se 1 here. E në këto kushte, Këshillimi bëhet statistikisht nul.

Pedagogia e statistikave, njëherazi ish-drejtore e INSTAT, sqaroi se nuk ka ndodhur kurrë më parë, që ky institut të behet palë me politikën, për të prodhuar rezultate në shkelje të ligjit./Marre nga Syri.tv

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ines nurja keshillimi kombetar ines nurja keshillimi kombetar

Sondazh

Poll