Aktualitet

Arrestimet/Yuri Kim shkon në SPAK, takon Arben Krajën: Askush s’është mbi ligjin

8 Prill 2022, 09:23 Nga DOSJA
Arrestimet/Yuri Kim shkon në SPAK, takon Arben Krajën: Askush

TIRANË– Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kreun e SPAK, Arben Krajën. Në një postim në rrjetin social “Tëitter”, Kim shkruan se SHBA do të vazhdojë të mbështesë reformën në drejtësi. Në mesazhin e saj, Kim thekson se askush nuk është mbi ligjin, thirrje kjo që vjen pas arrestimeve të bujshme në vend.

POSTIMI:

Sot u takova me Arben Krajen për të përgëzuar prokurorët dhe hetuesit që kanë prodhuar më shumë dhe më shumë rezultate reale në emër të publikut shqiptar. Rekordet në rritje të hetimeve, ndjekjeve penale, konfiskimeve të pasurive etj. tregojnë se askush nuk është mbi ligjin. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi – duke përfshirë punën e SPAK – për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për të mbajtur përgjegjës zyrtarët e korruptuar dhe krimin e organizuar, për të forcuar sundimin e ligjit në Shqipëri. Kjo është e nevojshme për të përmbushur kërkesat e BE-së, gjithashtu për t’iu përgjigjur kërkesave të të gjithë njerëzve për drejtësi.

Arrestimi i fundit i bujshëm në vend ishte ai i ish-deputetit të PS-së, Alqi Bllakos. 

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore arben kraja yuri kim yuri kim ne spak arben kraja yuri kim yuri kim ne spak

Sondazh

Poll