Aktualitet

Akuza për ryshfet e shpërdorim detyre/ Arrestohen policë në Morinë, ç’po ndodh (NJOFTIMI)

8 Prill 2022, 10:09 Nga DOSJA
Akuza për ryshfet e shpërdorim detyre/ Arrestohen policë në

PRISHTINË- Inspektorati Policor i Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin që po zhvillohet sot në pikën kufitare të Morinës, ku pritet prangosja e më shumë se 60 efektivëve të Policisë. Sipas njoftimit zyrtar, operacionit të sotshëm me emrin “Pika 2” i ka paraprirë një hetim rreth njëvjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë në Vërmicë. Por deri më tani nuk bëhen me dije detaje të tjera apo identiteti i të prangosurve.

Komunikatë e përbashkët për media nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht punonjësit nga të gjitha Departamentet operative të saj në koordinim të plotë me Prokurorinë Speciale kanë filluar sot në orët e hershme të mëngjesit një operacion të gjerë në kuadër të autorizimeve dhe fushëveprimit ligjor të IPK-së.
Operacionit të sotshëm (i koduar me emrin “Pika 2”) i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. 

Ky hetim është duke u zhvilluar në koordinim të plotë dhe udhëheqjen nga Prokuroria Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) duke përfshirë edhe masa të fshehta të hetimit. Hetimi përfshin edhe bashkëpunim me prokurorë nga SPAK-u (Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e Republikës së Shqipërisë) dhe zyrtarët e AMP-së Agjencisë për Mbikëqyrje Policore (agjencia homologe e IPK-së në Shqipëri). IPK do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e veprimeve që kanë për qëllim fuqizimin e integritetit policor.

LAJMI KRYESOR: AMP&SPAK prangosin 35 policë në kufi, morën ryshfet dhe lejuan kontrabandën e trafiqet

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet operacioni pika 2 operacioni pika 2

Sondazh

Poll