Aktualitet

Burrel/ Po rregullonte linjën e tensionit, ekektriçistin e zë korenti

8 Prill 2022, 09:10 Nga DOSJA
Burrel/ Po rregullonte linjën e tensionit, ekektriçistin e zë

BURREL- Një elektriçist është lënduar mbrëmjen e kaluar në krye të detyrës, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:05, 61-vjeçari ka kërkuar ndihmë në urgjencën e spitalit Burrel. Sipas Policisë, dyshohet se 61-vjeçari, i identifikuar me iniciale S.Gj. ka qenë duke rregulluar linjën e tensionit të mesëm në fshatin Midhë kur është goditur nga një shkarkim atmosferik. Ai është dërguar drejt Tiranës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën .

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 07.04.2022, rreth orës 23:05 në urgjencën e spitalit Burrel, është dërguar për ndihmë mjekësore shtetasi S. Gj., 61 vjeç, banues në Komsi Bashkia Mat (elektriçist) i cili duke rregulluar linjën e tensionit të mesëm në fshatim Midhë, dyshohet se nga shkarkimi atmosferik të ketë rënë në kontakt me energjinë elektrike. Shtetasi S. Gj., është dërguar për ndihmë më të specializuar mjekësore drejt Tiranës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën . Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

(k.mdosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet burrel burrel

Sondazh

Poll