Aktualitet

Sulmi me armë brenda club-it! Plagosi në këmbë Metolin, policia shpall në kërkim autorin

8 Prill 2022, 09:59 Nga DOSJA
Sulmi me armë brenda club-it! Plagosi në këmbë Metolin,

TIRANË– Policia ka identifikuar autorin e plagosjes së Shpëtim Metolit në Tiranë. Dosja.al raportoi e para lajmin e plagosjes me armë brenda club-it në Tiranë, aty ku mbeti i lënduar Metoli në këmbë. Autori i shpallur në kërkim është identifikuar si D.A, 26-vjeç. Policia ka nisur punën për kapjen e tij. Metoli ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurori, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në ngarkim të shtetasit D. A., 26 vjeç dhe po punojnë për kapjen e tij, sepse pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin Sh. M., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sulmi me armë ndodhi mesnatën e 7 prillit në një nga club-et e njohura të Tiranës. Mësohet se Shpëtim Metoli u përfshi në një konflikt me disa persona, për një vajzë. Pritet që të merret edhe dëshmia e Metolit për të zbardhur më shumë detaje për ngjarjen që ndodhi.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet shpetim metoli shpetim metoli

Sondazh

Poll