Aktualitet

Lefter Koka kërkon heqjen nga sekuestro të kantinës së verës

8 Prill 2022, 09:21 Nga DOSJA
Lefter Koka kërkon heqjen nga sekuestro të kantinës së

TIRANË-Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka i kërkon Gjykatës së Lartë heqjen nga sekuestro të kantinës së verës ‘Gjergj Kastriot Skëndërbeu’, ku rezulton të jetë pronar me 88.19% të aksioneve. Rekursi vjen pasi Koka humbi dy beteja të tjera në dy shkallë të Gjyqësorit. Biznesi u vu në sekuestro pas hetimeve për inceneratorin e Elbasanit.

Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi ndaj Kokës “arrest me burg”, ndërsa ish-ministri bëri rekurs në Gjykatën e Lartë për ndryshimin e kësaj mase sigurie, në datën 7 mars. Por GJL, nuk e pranoi kërkesën e tij, duke e cilësuar si të ligjshëm vendimin e Apelit të GJKKO.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet lefter koka lefter koka

Sondazh

Poll