Aktualitet

Mjeku Dritan Ulqinaku: Përditë kemi pacientë që duan të vdesin, aplikohet eutanazia pasive

8 Prill 2022, 09:14 Nga DOSJA
Mjeku Dritan Ulqinaku: Përditë kemi pacientë që duan të

TIRANË– Mjeku Dritan Ulqinaku foli për pacientët që duan t’i japin fund jetës apo familjarët që kërkojnë mosndërhyrje nga mjekësia për zgjatjen e jetës së tyre. I ftuar në “Wake Up”, mjeku zbuloi se aplikohet eutanazia pasive thuajse çdo ditë pasi zgjedhin të mos vijojnë me mjekimet ekstra në mënyrë që të mos “torturojnë” familjarët e tyre. 

Ndonëse mjekët kanë bërë Betimin e Hipokratit, në jetën e përditshme ndeshemi me një realitet që është i prekshëm çdo ditë. Përditë ka raste të tilla. Nga familjarët janë të shpeshtë. Shpesh herë, edhe në familjet tona kemi patur persona që kanë arritur një farë moshe, kanë disa sëmundje të caktuara që ndoshta bien në gjendje kome dhe mjekët thonë deri këtu jemi. Do të vijojmë mjekimet ekstra por vjen një moment që familjari thotë, mos e torturo më. Kjo është edhe eutanazia pasive, kur mjekësia nuk ndërhyn për t’ia zgjatur jetën. Edhe kjo vdekje e wmbwl wshtw, quhet vdekje pasive. Ndërsa kur ndërhyn për t’ia shkurtuar jetën quhet aktive,”-tha mjeku ndër të tjera.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet dritan ulqinaku dritan ulqinaku

Sondazh

Poll