Aktualitet

Vrau mësuesen 28-vjeçare në park! Shqiptari dënohet me burg përjetë në Angli

8 Prill 2022, 09:35 Nga DOSJA
Vrau mësuesen 28-vjeçare në park! Shqiptari dënohet me

MBRETËRI E BASHKUAR-Shqiptari Koci Selmanaj është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e mësueses së shkollës fillore Sabina Nessa. Ai u deklarua fajtor për vrasjen e mësueses 28-vjeçare të shkollës fillore, ngjarje e ndodhur në shtator të vitit të kaluar, raporton mirror.co.uk.

Shqiptari refuzoi të merrte pjesë në procedurat e dënimit në gjykatë. Gjyqtari Justice Sweeney e quajti këtë vendim “frikacak”.

Gjykatësi tha “viktima plotësisht e pafajshme, ishte një vrasje e tmerrshme”. Sweeney shtoi se ai beson se Selamaj fitoi kënaqësi seksuale nga vrasja e Sabinës.

Sabina Nessa, vetëm 28 vjeç, u gjet më 18 shtator të 2021-it, pak minuta larg nga shtëpia e saj, e pajetë dhe e mbuluar nga një grumbull gjethesh. Familjarët, kolegët, studentët e qytetarët mbajtën homazhe në nder të saj. Vetë Dukesha e Cambridge shprehu ngushëllimet e saj.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet koçi selmanaj sabina nessa koçi selmanaj sabina nessa

Sondazh

Poll