Aktualitet

VD-Një ditë para Kongresit të PS, Rama mbledh ministrat dhe deputetët, kafe tek ‘Vila 30’

8 Prill 2022, 07:14 Nga DOSJA
VD-Një ditë para Kongresit të PS, Rama mbledh ministrat dhe

TIRANË– Një ditë para mbajtjes së Kongresit të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka mbledhur ministrat dhe deputetët për një kafe pune tek “Vila 30”. Takimi ka nisur herët në mëngjes, rreth orës 8:30, mes Ramës dhe ministrave të tij, megjithatë nuk dihet se për çfarë kanë dikutuar për rreth 3-4 orë. I pari nga mbledhja ka dalë kryeministri Edi Rama, i cili është futur në mjetin e tij dhe është larguar nga vendi i takimit. Pas tij, kanë dalë dhe ministrat e deputetët që u ftuan prej tij në takimin e mëngjesit.


Ndërkohë kujtojmë se nesër më 9 prill Partia Socialiste do të mbledhë Kongresin, që duket se do të ketë zhvillohet ndryshe nga herët e tjera. Kongresi i PS-së nuk do të jetë i vendosur vetëm tek Pallati i Kongreseve, por do të jetë i shtrirë dhe në sheshet e kryeqytetit, pasi Rama ka ftuar edhe qytetarët që të bëhen pjesë e takimit për të shprehur shqetësimet e tyre.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama vila 30 edi rama vila 30

Sondazh

Poll