Aktualitet

S’ka vend në Psikiatri, Vali Corleone dërgohet në Burgun e Sigurisë së Lartë

8 Prill 2022, 08:57 Nga DOSJA
S’ka vend në Psikiatri, Vali Corleone dërgohet në Burgun e

KOSOVË– Princ Valentino Corleone është dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz të Podujevës për të qendruar një muaj në paraburgim, i akuzuar për kanosje. Corleone u transferua në BSL pasi në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë, ku Gjykata mori vendim që ai të dërgohet, mirëpo nuk kishte më vende.

Vali Corleone u arrestua më 21 mars, pasi dyshohet se ka kërcënuar babain e tij, duke tentuar që ta largojë nga shtëpia. Prokuroria kishte kërkuar ndalimin e tij në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë, me qëllim të synimit dhe vëzhgimit. Teksa e dashura e tij ishte në dhomë duke fjetur, Vali dyshohet se ka hyrë dhe duke u bërtitur e ka kërcënuar babain e tij me fjalët “i ki afat 24 orë me ma liru shpinë se di çka të gjen.

Menjëherë pas kësaj, i ati është larguar nga shtëpia dhe ka bërë kallëzim në polici.

(a.b).dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet vali corleone vali corleone

Sondazh

Poll