Sport

Agjëroi gjatë gjithë ditës dhe i shënoi tri gola Chelsea-t, Benzema; Për mua rëndësi ka…

7 Prill 2022, 18:23 Nga DOSJA
Agjëroi gjatë gjithë ditës dhe i shënoi tri gola

MADRID– Në Madrid kanë (ri) gjetur lojtarin që mund t’i tërheq në finalen e Champions League dhe të synojë fitoren e trofeut. Në të kaluarën ai ishte nën hijen e Cristiano Ronaldos, tani është ngjitur në skenë. Në moshën 34-vjeçare Benzema po jeton një rini të dytë. Dhe synimi për Topin e Artë nuk është më utopi.

As agjërimi i mbajtur për arsye fetare nuk e ka dobësuar. Respektimi i rreptë i Ramazanit (Benzema është mysliman) nuk e pengoi atë të shënonte tre gola në ndeshjen e parë të çerekfinales kundër Chelsea-t. Si ia doli të ishte kaq në formë pa ngrënë nga mëngjesi në mbrëmje?

Nuk ka asnjë sekret në veçanti, këtë e shpjegoi Benzema në një intervistë të fundit për Esquire: “Ramazani është pjesë e jetës sime dhe feja ime e bën Ramazanin një obligim. Për mua është shumë i rëndësishëm dhe ndihem mirë kur agjëroj. Dhe jam mirënjohës se jam mirë me shëndet”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport benzema real madrid benzema real madrid

Sondazh

Poll