Sport

Rezistojnë vetëm 37 minuta, Kombëtarja e femrave shpërfytyrohet ndaj Belgjikës

7 Prill 2022, 18:44 Nga DOSJA
Rezistojnë vetëm 37 minuta, Kombëtarja e femrave

ELBASAN- Kombëtarja shqiptare e femrave, humbi 0-5 duelin ndaj Belgjikës, përballje për eliminatoret e Botërorit 2023.Vajzat e Armir Grimës rezistuan mirë deri në minutën e 37-të, por e mbyllën pjesën e parë në disavantazh të trefishtë pas golave të Tinne De Caigny dy herë dhe Tessa Wullaert.

Kombëtarja e Belgjikës realizoi edhe dy gola të tjerë në fraksionin e dytë të takimit të luajtur në “Elbasan Arena”. Wullaert kompletoi dygolëshin e saj, ndërsa Jassina Blom vulosi triumfin me “manita”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport belgjika shqiperia belgjika shqiperia

Sondazh

Poll