Sport

Lojtari i Realit për karton të kuq, dëmton gjurin e Ancelottit, tekniku përpëlitet (video)

7 Prill 2022, 17:55 Nga DOSJA
Lojtari i Realit për karton të kuq, dëmton gjurin e Ancelottit,

MADRID– Fitorja e Real Madrid ndaj Chelsea-t të mërkurën në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Champions League çoi në një skenë të pazakontë. Pas një dueli me Cesar Azpilicuetan , Federico Valverde u përplas me trajnerin e tij Carlo Ancelotti, të cilit i duhej pak kohë për të marrë veten.

GOLI I BENZEMA

Në përpjekje për të goditur topin perpara kundërshtarit në një ndërhyrje të ndodhur pranë pankinës së Real Madrid, lojtari uruguaian u perplas me Carlo Ancelottin. Trajneri mori një goditje në gjunjë, duke ndjere dhimbje pas goditjes së marrë. Nuk nevojiteshin ndërhyrje të veçanta, Ancelotti mbeti në pankinë pavarësisht faktit.

Por, ajo qe u dallua eshte se ai pas nderhyrjes menjehere kapi gjurin. Edhe arbitri i katërt qe ishte aty pa gjithçka dhe shkoi në ndihmë të trajnerit.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ancelotti real madrid ancelotti real madrid

Sondazh

Poll