Sport

VIDEO/ Tifozët duan merkato, presidenti i Interit prezanton në Milano ‘lodrën’ 3 mln euro

7 Prill 2022, 17:29 Nga DOSJA
VIDEO/ Tifozët duan merkato, presidenti i Interit prezanton në Milano

MILANO-Jo vetëm futbolli. Steven Zhang, presidenti i ri i Interit, është gjithashtu një adhurues i madh i motorëve dhe në veçanti i makinave. Presidenti i klubit zikaltër ka një mori makinash (ekziston edhe një Ferrari 488 Pista), së cilës së fundmi i është shtuar një tjetër ‘xhevahir’. Kjo është McLaren Speedtail, një makinë që nuk kalon pa u vënë re.

Pikërisht gjatë daljeve të tij në rrugët e Milanos, Zhang tërhoqi vëmendjen me makinën e re. McLaren Speedtail, i prodhuar në vetëm 160 modele, është një makinë shumë e rrallë për t’u parë dhe që pikërisht për shkak të dizajnit të saj të veçantë tërheq vëmendjen. Një “lodër” me vlerë rreth 3 milionë euro, për Zhang që është një nga njerëzit më të pasur në Kinë.

Mjafton të thuhet se pasuria e familjes ishte rreth 14 miliardë dollarë në vitin 2021 dhe se babai i tij Zhang Jindong, themelues dhe president nderi i Suning.com, një prej kompanive më të rëndësishme kineze në sektorin e shitjes me pakicë, ishte njeriu i 170 më i pasuri në botë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport inter zhang inter zhang

Sondazh

Poll