Sport

Milan e ka seriozisht për Asension, nis kontaktet e para; paga nuk përben problem

7 Prill 2022, 17:10 Nga DOSJA
Milan e ka seriozisht për Asension, nis kontaktet e para; paga nuk

MILANO-Milan e ka seriozisht për Marco Asensio-n. Pas thashethemeve javët e fundit, të nxitura nga një foto i sulmuesit të Real Madrid në Duomo, në Spanjë e bëjnë të sigurtë se Milan po punon për blerjen e kartonit.

Sipas asaj që raportohet nga ‘AS’, drejtori sportiv i Milanit, Frederic Massara dhe Paolo Maldini kanë nisur kontaktet me lojtarin dhe agjentin e tij për të kuptuar fizibilitetin e operacionit verën e ardhshme. Asensio nuk ka arritur kurrë të gjejë një vend në formacion në supersulmin e Real Madrid.

Kuqezinjtë mund të shfrytëzojnë Dekretin e Rritjes për t’i garantuar lojtarit të njëjtën pagë prej 5 milionë neto që merr aktualisht te Real Madrid, por përfshirja e klubeve të Premier League, të gatshme për të ofruar paga më të larta, mund t’i komplikojë gjërat për Milanin.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport asensio milan asensio milan

Sondazh

Poll