Sport

Një tifoz shkatërron gjithçka, Mourinho shkoi për autografe por largohet i zemëruar (video)

7 Prill 2022, 16:27 Nga DOSJA
Një tifoz shkatërron gjithçka, Mourinho shkoi për

NORVEGJI-Sigurisht që ishte një gjest i shpirtit studentor të ndonjë adoleshenti, por gjesti nuk i pëlqeu Romës. José Mourinho, dje pas konferencës për shtyp në Bodo, po ecte drejt një grupi djemsh që e prisnin jashtë stadiumit për të bërë selfie dhe për të nënshkruar autografe.

Papritur, megjithatë, dejt tij u nis një top bore, të cilit tekniku portugez duhej t’i shmangej për të mos e goditur. Djemtë e prisnin për autografe, por pas këtij gjesti Mourinho vendosi të hipte direkt në autobus, duke i lënë me “gisht në gojë” tifozët norvegjezë.

Topi i borës nuk i pëlqeu, djemtë që po e prisnin për foto shkuan në shtëpi duarbosh për shkak të dikujt që kishte përgatitur atë rreng ndaj “Special One”.

 

Mourinho was on his way to meeting fans in Norway when someone from the crowd threw snow at him making turn away. Ruined it for everyone pic.twitter.com/1y1HzqRHrq

— J (@MourinhoPics) April 6, 2022

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bodo/glimt josë mourinho norvegji bodo/glimt josë mourinho norvegji

Sondazh

Poll