Aktualitet

Celular, arkë peshku e 1 mijë € për një vend pune, dënohet me 10 muaj burg Rovena Voda

7 Prill 2022, 14:29 Nga DOSJA
Celular, arkë peshku e 1 mijë € për një vend pune,

TIRANË– Ish-zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda është dënuar me 10 muaj burg. Vendimi është marrë sot, gjatë seancës së mbajtur në Gjykatën e Posaçme Kundër Korurpsionit dhe Krimit të Organizuar. Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkoi dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për ish zv.ministren Voda.

Sipas SPAK, Voda ka ushtruar ndikim të paligjshëm për të punësuar Florind Beun, si dhe përmend rryshfetet që ka marrë. Ish-zv.ministrja u hetua nga SPAK për ndikim të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Ndërkohë që sipas përgjimeve, doli që Voda kishte përfituar 1000 euro, një telefon tip Samsung si dhe një arkë me peshk për të futur në punë një grua në Ministrinë e Brendshme.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet denohet rovena voda rovena voda denohet rovena voda rovena voda

Sondazh

Poll