Aktualitet

Këshillimi Kombëtar,Rama:Do legalizojmë kultivimin e kanabisit mjekësor! Pro “Open Ballkan”

7 Prill 2022, 09:02 Nga DOSJA
Këshillimi Kombëtar,Rama:Do legalizojmë kultivimin e kanabisit

TIRANË– Shqipëria do të legalizojë kanabisin për qëllime mjekësore! Sipas rezultateve të Këshillimit Kombëtarë të publikuara sot nga Kryeministria, 61% e qytetarëve kanë votuar “pro” për kanabisin mjekësor, që sipas Edi Ramës do të rrisë ekonominë e vendit dhe do të hapë vende të tjera punë.

Në formularin e Këshillimit, qytetarët pretendohet se kanë votuar pro edhe Ballkanit të Hapur dhe amnistrisë për emigrantët, por për rezalizimin e këtyre nismave, Rama tha se procedurat do të nisin “shumë shpejt”, por nuk dha një datë konkrete. Në total, në formularin e Këshillit Kombëtar, kanë votuar 563 195 qytetarë, e më shumë se 2% e kësaj shifre ishte e pavlefshme. Megjithatë kjo shifër, për Ramën, i ka kaluar pritshmëritë e tij, pasi u shpreh që të merrte rreth 300 mijë përgjigje.

Po ashtu, ndër të tjera, kryeministri Edi Rama, i pyetur nëse në pyetësorin e radhës të Këshillimit Kombëtar do të shtrohet edhe pyetja për zgjedhjen e presidentit nga populli, tha se është kundër. Kjo pasi sipas tij në një Republikë si e Shqipërisë që presidenti të zgjidhet nga populli duhet që më pas rrjedhimisht të ketë më shumë pushtet. Megjithatë shtoi se do të komunikojë me opozitën mbi emrin e Presidentit të ri.

I pyetur nga gazetarët, Rama gjithashtu u ndal edhe te procesi i integrimit Evropian, ku tha se është në pritje të zgjidhjes së vetos Bullgari-Maqedoni e Veriut. Kreu i qeverisë tha se nëse vetoja do të zgjasë sipas tij, do të kërkojë në çdo instancë që Shqipëria të shkëputet nga Maqedonia e Veriut. Lidhur me largimin e Ervin Bushatit, Rama tha se nuk do përgjigjet më në konferenca shtypi për vënie dhe largime drejtorësh.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Vendimet e Gjyqtarëve në kundërshtim me ligjin, qytetarët votojnë ‘pro’ pezullimit të tyre

A duhen pezulluar kontratat për inceneratorët?Rama kapet me gazetaren: Mendoj si ju, por…

Shqiptarët të vendosin për presidentin, Rama: S’bëhet! I jepet më shumë fuqi…

Presidenti, Rama kundër Berishës: Do flasim me copat e çikat, por vetëm me të gjallët…

Pse iku Ervin Bushati nga Posta Shqiptare? Rama pa koment: S’është puna ime fare

Ballkani i Hapur, Rama thumba Albin Kurtit: S’dua të jap mend e as këshilla të pakërkuara

Legalizmi i kanabisit mjekësor, Rama: Hapim front të ri pune, do na rritet ekonomia

‘Ballkani i Hapur’ sjell përfitime në vend? Shqiptarët japin votën ‘PRO’

Shqiptarët kundër: Të vlerësohemi ndarazi nga Maqedonia e Veriut për t’u anëtarësuar në BE

Shqiptarët votojnë ‘pro’ ashpërsimit të dënimit për autorët përsëritës

Këshillimi Kombëtar, Rama: Qytetarët janë me shumicë ‘pro’ amnistisë fiskale

LAJMI I FUNDIT/ 61% e shqiptarëve votojnë pro kultivimit të kanabisit mjekësor

Këshillimi Kombëtar, Cano: 2% e pyetësorëve kanë qenë të pavlefshëm

Këshillimi Kombëtar, Rama tregon problemin: Kam pasur një interferencë të padëshiruar

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama rama 7 prill 2022 rezultatet e keshillimit kombetar edi rama rama 7 prill 2022 rezultatet e keshillimit kombetar

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Prill 2022, 11:37

Dhunë & kanabis! 7 të arrestuar në Tiranë

TIRANË-Shtatë persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Në pranga kanë përfunduar persona të akuzuar për dhunë në familje, kanabis, dr...