Aktualitet

Shpërdoruan detyrën! Pezullohen 9 zyrtarë të pyjores në Korçë, Tiranë dhe Kolonjë (EMRAT)

7 Prill 2022, 12:34 Nga DOSJA
Shpërdoruan detyrën! Pezullohen 9 zyrtarë të pyjores në

KORÇË– Nëntë zyrtarë të pyjores janë pezulluar nga puna në disa institucioneve të ndryshme në Korçë, Tiranë e Kolonjë. Operacioni “Green Forest” u finalizua pas një hetimi disamujor nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë. Zyrtarët e pezulluar nga puna janë: Gëzim Pasho, Fjoralba Tota, Marin Shpata, Erion Qelemeni, Julian Muke, Kostandin Dishnica, Paqesor Cane, Olsi Jarazi dhe Jorgji Menkshi. Këta persona, dyshohet se gjatë kohës që kanë qenë të punësuar në institucionet shtetërore të përmendura më lart, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, me kryerjen apo moskryerjen e veprimeve me dashje, në kundërshtim me ligjin, duke iu sjellë personave të tjerë, përfitime të padrejta dhe duke dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, shtetasve dhe personave të tjerë juridikë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Green Forest”.Operacioni i zhvilluar pas një hetimi disamujor, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të kryer nga punonjësit shtetërorë.Pezullohen nga ushtrimi i detyrës, 9 funksionarë publikë të disa institucioneve të ndryshme. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, pas një hetimi disamujor, finalizuan operacionin e koduar “Green Forest”, gjatë të cilit bënë ekzekutimin e masave të sigurisë me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të caktuar me vendimin e datës 28.03.2022, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasit:

-Gëzim Pasho., 54 vjeç, banues në Korçë (me detyrë inspektor në Sektorin e Inspektimit të Pyjeve Korçë);

-Fjoralba Tota28 vjeçe, banuese në Kamzë, Tiranë (me detyrë drejtore e Drejtorisë së Inspektimit të Pyjeve Tiranë);

-Marin Shpata, 38 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë përgjegjës i Sektorit Operacional në Drejtorinë e Inspektimit të Pyjeve Tiranë);

-Erion Qelemeni, 39 vjeç, banues në Korçë (me detyrë përgjegjës i Sektorit të Inspektimit të Mjedisit dhe të Ujërave Korçë);

-Julian Muke, 47 vjeç, banues në Korçë (me detyrë inspektor në Sektorin e Inspektimit të Kontrollit të Territorit Korçë);

-Kostandin Dishnica, 51 vjeç, banues në Korçë (me detyrë inspektor në Sektorin e Inspektimit të Mjedisit dhe të Ujërave Korçë);

-Paqesor Cane, 61 vjeç, banues në Ersekë (me detyrë kryeinspektor në Sektorin e Kontrollit dhe Mbrojtjes së Territorit Kolonjë);

-Olsi Jarazi, 52 vjeç, banues në Korçë (me detyrë inspektor në Drejtorinë e Inspektimit të Gazit dhe të Naftës Korçë);

-Jorgji Menksh, 53 vjeç, banues në Korçë(me detyrë inspektor në Drejtorinë e Pajisjeve nën Presion Korçë).

Këta shtetas, gjatë kohës që kanë qenë të punësuar në institucionet shtetërore të përmendura më lart, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, me kryerjen apo moskryerjen e veprimeve me dashje, në kundërshtim me ligjin, duke iu sjellë personave të tjerë, përfitime të padrejta dhe duke dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, shtetasve dhe personave të tjerë juridikë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet korce pezullohen zyrtaret ne korce zyrtare korce pezullohen zyrtaret ne korce zyrtare

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Prill 2022, 11:37

Dhunë & kanabis! 7 të arrestuar në Tiranë

TIRANË-Shtatë persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Në pranga kanë përfunduar persona të akuzuar për dhunë në familje, kanabis, dr...