Aktualitet

Provimi i mësuesëve!Vokshi:Pyetjet i nxori Kushi. Ministrja: Nëse vërtetohet jap dorëheqjen

7 Prill 2022, 08:25 Nga DOSJA
Provimi i mësuesëve!Vokshi:Pyetjet i nxori Kushi. Ministrja: Nëse

TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka denoncuar se pyetjet e testit të vlerësimit për mësuesit parauniversitarë kanë dalë një ditë para provimit për të “favorizuarit”. Demokratja ka nxjerrë një mesazh të marrë nga një mësuese në Elbasan, e cila ka dërguar me dokumenta pyetjet e provimit që i kishte shpërndarë drejtori i shkollës së saj një ditë para provimit që do të zhvillohej në Tiranë. Sipas mësueses, të gjitha ishte nxjerrë me porosi të ministres së Arsimit, Evis Kushi, për personat e saj të afërm.

Drejtori ynë ka marrë pyetjet që dje ia kanë dërguar vetë nga Ministria me urdhër të Ministres për personat e saj në Elbasan. Përsëris, me pyetje të zgjidhura,”-shkruan ajo. Ndërsa Vokshi shkruan ndër të tjera provimi supozohet që të zhvillohet sot në orën 14.00 në Tiranë në shkollën “Sabaudin Gabrani”.

POSTIMI I PLOTË:

Nga ana tjetër, ministrja Evis Kushi ka reaguar pas këtij denoncimi. Ajo e ka sfiduar deputeten Vokshi duke u shprehur se nëse provohen akuzat, ajo largohet që sot mga detyra.

REAGIMI I KUSHIT:

Sfidoj deputeten Albana Vokshi që të provojë akuzat e saj në lidhje me ndërhyrjen time apo të stafit tim në procese testimi dhe vlerësimi të mësuesve. Unë që sot largohem nga detyra nëse ajo i provon akuzat, por, në të kundërt, deputetja do të mbajë përgjegjësi morale dhe ligjore për shpifje. Që sot do të depozitoj padinë në gjykatë. Qytetarët nuk mund të helmohen çdo ditë me shpifje. Është turp dhe e pafalshme që, për qëllime politike, të shpërdorohet besimi i qytetarëve nga karrigia e deputetit, duke sajuar akuza që cënojnë besueshmërinë dhe nxitin pasiguri te mësuesit dhe nxënësit për proceset vlerësuese në sistemin arsimor. Të dashur mësues, ne do të vazhdojmë çdo ditë të punojmë së bashku për të përmirësuar më tej sistemin tonë arsimor, duke mos u dekurajuar nga asnjë sulm politik. Të dashur nxënës, ne bëjmë çdo ditë e më shumë përpjekje për të garantuar barazi, transparencë dhe meritokraci në vlerësimin e arritjeve tuaja.

Sfidës së Kushit i është përgjigjur sërish Vokshi, e cila shkruan se ministrja në vend që të marrë masat për shkeljen e ndodhur, merr në mbrojtje shkelësit e ligjit dhe kërcënon deputeten me gjyq. Megjithatë shtoi se është gati që të përballen së bashku në Gjykatë.

“Në vend që të kërkojë ndjesë mësuesve e të marrë masat për këdo që ka nxjerrë tezat e provimit në emër të saj, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, merr në mbrojtje shkelësit e ligjit e më kërcënon me padi në gjykatë. E mirëpres padinë e Ministres Kushi, do ishte e pesta në rradhë pas padive të Edi Ramës, Erjon Veliajt, Taulant Ballës… Znj. Ministre, mësues të ndershëm, të cilëve ju dhimbset arsimi denoncuan një veprim skandaloz që duhej ndalur. Kishit rastin të distancoheshit nga ai, duke i kërkuar ndjesë cdo mësuesi që hyn në këtë provim e duke vënë para përgjegjësisë cdokënd që shkel ligjet, procedurat e rrjedhimisht edhe barazinë në një test të tillë të rëndësishëm duke favorizuar militantë partie, miq, patronazhistë etj etj. Ju zgjodhët të mbronit shkelësit e abuzuesit e jo mësuesit. Zgjodha të mos i publikoj tezat me shpresën e një reagimi ndryshe nga ana juaj. Por tani jam e gatshme t’i dorëzoj ato në gjykatë. Shihemi në gjykatë Evis Kushi,”-shtoi Vokshi. 

(k.m. a.b/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike albana vokshi evis kushi provimi i mesuesve albana vokshi evis kushi provimi i mesuesve

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Prill 2022, 11:37

Dhunë & kanabis! 7 të arrestuar në Tiranë

TIRANË-Shtatë persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Në pranga kanë përfunduar persona të akuzuar për dhunë në familje, kanabis, dr...