Aktualitet

Tha se i kishin falsifikuar firmën për 48 mijë euro, shkarkohet prokurorja Eriselda Bala

7 Prill 2022, 12:54 Nga DOSJA
Tha se i kishin falsifikuar firmën për 48 mijë euro, shkarkohet

TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kaluafikimit ka vendosur për shkarkimin e prokurores së Tiranës, Eriselda Bala, pas hetimit në të tri kriteret e rivlerësimit. Bala u hetua në të tre kriteret, por gjatë seancës dëgjimore Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u fokusua në kriterin e pasurisë.

Gjatë seancës, Balës iu kërkuan shpjegime në lidhje me një pagesë 48 mijë euro përmes bankës, për të cilën hetuesja tha se ishte falsifikuar firma e saj në faturën e pagesës.

Bala e ka filluar karrierën si magjistrate në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë në vitin 2008 dhe një vit më vonë është transferuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec. Në vitin 2015, ajo është emëruar si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ku ushtroi detyrën deri këtë vit.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet eriselda bala eriselda bala ne vetting vettingu eriselda bala eriselda bala ne vetting vettingu

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Prill 2022, 11:37

Dhunë & kanabis! 7 të arrestuar në Tiranë

TIRANË-Shtatë persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Në pranga kanë përfunduar persona të akuzuar për dhunë në familje, kanabis, dr...