Aktualitet

I dënuar më parë, prangoset 31-vjeçari në Yrshek, i gjendet kallashnikov e municione

7 Prill 2022, 14:08 Nga DOSJA
I dënuar më parë, prangoset 31-vjeçari në Yrshek, i

TIRANË– Një 31-vjeçar me inicialet L.Z., banues në Yrshek është vënë në pranga pasi akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Në njoftimin zyrtar të Policisë Tiranë bëhet me dije se në shtëpinë e 31-vjeçarit të dënuar më parë për shkatërrim prone janë gjetur e sekuestruar një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Yrsheku”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 6. Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak. Vihet në pranga 31-vjeçari që i posedonte, i dënuar më parë për shkatërrim prone. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Yrsheku”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:- L. Z., 31 vjeç, banues në Yrshek, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, në rrugën “Mihal Duri”, në Yrshek, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e tiranes policia e tiranes

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Prill 2022, 11:37

Dhunë & kanabis! 7 të arrestuar në Tiranë

TIRANË-Shtatë persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Në pranga kanë përfunduar persona të akuzuar për dhunë në familje, kanabis, dr...