Aktualitet

MISTERIOZI! Kamerat zbulojnë personin që takoi Iljaz Çali tek Rruga e Elbasanit

7 Prill 2022, 13:27 Nga DOSJA
MISTERIOZI! Kamerat zbulojnë personin që takoi Iljaz Çali tek

TIRANË– Një tjetër takim i Iljaz Çalit, 37-vjeçarit që u ekzekutua në autostradë mbrëmjen e 3 prillit është zbuluar nga kamerat e sigurisë që mund të zgjerojë pistat e hetimit. Identiteti i personit në fjalë nuk është zbuluar ende, por mësohet se Çali e ka takuar atë në Rrugën e Elbasanit, pasi ka marrë një porosi (sufllaqe) që i kishte lënë i biri 7-vjeçar.

Më pas është nisur drejt shtëpisë, por vetëm pak metra para se afrohej në zonën e Ronasit të Ri, breshëria e plumbave ka rënë mbi të dhe i ka marrë jetën. Vëllezërit e 37-vjeçarit, Zeqir dhe Medi Çali zbuluan dy emrat me të cilët kishin pasur konflikte. Bëhet fjalë për Rrahman Dedjan që sipas dëshmive, familjes Çali i kishte borxh 1 milion dollar, ku është fokusuar dhe pista kryesore e hetimit. Vetë Dedja tha se u kishte marrë vetëm 350 mijë euro por mohoi në mënyrë kategorike që të kishte lidhje me atentatin.

Përsoni i dytë i identifikuar nga vëllezërit e Çalit është Ilir Çami me të cilin kanë deklaruar se kanë pasur probleme për minierat e kromit që kanë në Bulqizë. Edhe vetë Çami nuk ka pranuar asgjë që e lidh me vrasjen e të riut. Tashmë mbetet të zbardhet identiteti i personi që takoi në Rrugën e Elbasanit dhe që ai të merret në pyetje gjithashtu.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet atentat iljaz çalit iljaz cali vritet iljaz çali atentat iljaz çalit iljaz cali vritet iljaz çali

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Prill 2022, 11:37

Dhunë & kanabis! 7 të arrestuar në Tiranë

TIRANË-Shtatë persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Në pranga kanë përfunduar persona të akuzuar për dhunë në familje, kanabis, dr...