Aktualitet

KQZ-partive: Sillni raportet financiare për 20 ditë, keni adresat gabim e posta s’ua sjell

7 Prill 2022, 13:45 Nga DOSJA
KQZ-partive: Sillni raportet financiare për 20 ditë, keni adresat

TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka bërë thirrje partive politike që të dorëzojnë raportet financiare për vitin 2020. Në njoftimin e bërë, KQZ shkruan se shumë prej partive nuk e kanë marrë kerkesën e KQZ-së për shkak se kanë dorëzuar adresa të pasakta dhe posta nuk e gjen dot. Bazuar në nenin 162, të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative”, për njoftimet publike, nga sot, sipas KQZ-së 94 partitë politike kanë 20 ditë afat për të ekzekutuar vullnetarisht detyrimin e tyre. 

Njoftimi i plotë:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën thirrje publike 94 subjekteve politike që të bëjnë ekzekutimin vullnetar të sanksionit administrativ të vendosur nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve me vendimin nr. 430, datë 22.07.2021, për mosdorëzimin apo dorëzimin jashtë afateve e raporteve vjetore financiare për vitin 2020. KQZ ka ezauruar mënyrën zyrtare të njoftimit të tyre në adresat e deklaruara nga ana e tyre në Gjykatën Rrethit Gjyqësor, Tiranë.  Institucioni i Postës Shqiptare ka konfirmuar mosmarrjen e këtij njoftimi nga këto parti politike, për shkak të mangësive të adresave të deklaruara nga partitë. Bazuar në nenin 162, të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative”, për njoftimet publike, nga sot, 94 partitë politike kanë 20 ditë afat për të ekzekutuar vullnetarisht detyrimin e tyre.  Shkresa me emrat e 94 partive politike që i’u është drejtuar shkresa nga KQZ.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ilirjan celibashi komisioni qendror i zgjedhjeve ilirjan celibashi komisioni qendror i zgjedhjeve

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Prill 2022, 11:37

Dhunë & kanabis! 7 të arrestuar në Tiranë

TIRANË-Shtatë persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Në pranga kanë përfunduar persona të akuzuar për dhunë në familje, kanabis, dr...