Aktualitet

VD/ Vijon shembja e dherave në rrugën e Arbrit, rrezikohen mjetet

7 Prill 2022, 13:04 Nga DOSJA
VD/ Vijon shembja e dherave në rrugën e Arbrit, rrezikohen mjetet

DIBËR– Rikthimi i reshjeve të shiut ka rritur rrezikun e bllokimit të qarkullimit në rrugën e Arbrit. Masivi i dheut në malin pranë tunelit të Murrizit vijon të bjerë në rrugë, duke rrezikuar mjetet që vijojnë të qarkullojnë në drejtim të Tiranës dhe Dibrës. 5 ditë më parë në këtë segment, pati një rënie të madhe dheu nga shpati i malit pak metra larg hyrjes së tunelit të Murrizit. 


Ndërkohë nuk u pastrua dheu që ishte mbi rrugë e kjo ka bërë që ai të shembej këtë të enjte pas rikthimit të reshjeve të shiut.

Po ashtu, ende nuk është vendosur sinjalistika paralajmëruese për rrezikun që ju kanoset drejtuesve të mjeteve teksa lëvizin në drejtim të Tiranës apo Dibrës.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi rruga e arbrit moti i keq ne shqiperi rruga e arbrit

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Prill 2022, 11:37

Dhunë & kanabis! 7 të arrestuar në Tiranë

TIRANË-Shtatë persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Në pranga kanë përfunduar persona të akuzuar për dhunë në familje, kanabis, dr...