Aktualitet

Dhunë & kanabis! 7 të arrestuar në Tiranë

7 Prill 2022, 11:37 Nga DOSJA
Dhunë & kanabis! 7 të arrestuar në Tiranë

TIRANË-Shtatë persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Në pranga kanë përfunduar persona të akuzuar për dhunë në familje, kanabis, drejtim mjeti në gjendje të dehur. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihen në pranga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale, dy prej tyre të shpallur në kërkim. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë ndalimin e shtetasit O. B., 42 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. D., 20 vjeç, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Ky shtetas nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për të lëvizur automjetin e tij, të cilin e kishte parkuar në mënyrë të parregullt, si dhe i ka kundështuar ata, duke i goditur.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. B., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin e shtetasit A. B., 24 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. B., 63 vjeç, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin e tij, pa leje drejtimi.Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve F. D., 34 vjeç dhe E. Ç., 41 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne tirane tirane arrestim ne tirane tirane

Sondazh

Poll