Aktualitet

Berisha: Kim s’përcakton kreun e PD, emrat e Ramës për President s’i votojmë

6 Prill 2022, 09:05 Nga DOSJA
Berisha: Kim s’përcakton kreun e PD, emrat e Ramës për

TIRANË– Komisioni i Rithemelimit u mblodh sërish për problemet organizative të parties. Ishte lideri historik Sali Berisha, që i yulur në krye të tavolinës drejtoi mbledhjen e radhës me deputetët e Partisë Demokratike dhe anëtarë të Komisionit të Rithemelimit të PD-së. vetë Berisha, përpara mediave u shpreh se diskutuan për për listat me të cilat do të votohet për kryesitë e kryetarët. Ai tha se PD-ja do të hapet dhe kjo ka qenë një nga temat për të cilat është diskutuar si dhe është ngritur një grup punë për të hartuar udhëzuesin e ngritjes së degëve të PD në emigracion dhe diasporë.

I pyetur për çështjen e presidentit, Berisha tha se Partia Demokratike nuk do të pranojë asnjë propozim që mund të vijë nga kryeministri Edi Rama. Ish-kryeministri Sali Berisha është treguar i prerë se nuk do të lejojë asnjë ndërhyrje për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike, duke sulmuar kryeministrin Edi Rama dhe ambasadoren amerikane Yuri Kim. Referuar Kim, ai tha se ajo nuk ka tagër të ndërhyje në punët e brendshme të partisë. Kur iu përmend emri i Bashës si kandidat për Kreun e Shtetit, Berisha u përgjigj me humor: Mos bëni shaka tani!

Kjo mbledhje vjen pasi Komisioni i Rithemelimit zbardhi vendimin e Gjykatës së Tiranës ku njihet statuti i Partisë Demokratike i miratuar në Kuvendin e 11 Dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha. Në vendimin e Gjykatës theksohet se Kuvendi i 11 Dhjetorit është thirrur në mënyrë legjitime dhe se vendimet e marra nga ai janë po ashtu legjitime dhe në fuqi. Vendimi u bë publik, një ditë pasi ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim deklaroi se njeh si kryetar të PD-së Enkelejd Alibeajn. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

‘Do e jepnin votën për Bashën President?’/ Berisha qesh: Mos bëni shaka!

Berisha i vendosur: S’pranojmë emrat e Ramës për president, le ta zgjedhim ne

VD-‘A rrezikon PD shpalljen non grata?’/ Berisha: Alibeaj është vetëm kryetar grupi

Mbledhja e Rithemelimit, Berisha jep detaje: Ja çfarë diskutuam

VD- Demokrati gëzohet kur sheh Berishën, i afrohet me dy gishta lart, i rrëmben një puthje

FOTOLAJM/ Mbledhja e Komisionit të Rithemelimit, Berisha ulet në krye të tavolinës

LAJM I FUNDIT/ Berisha në selinë e PD, pritet të nisë mbledhja e Komisionit të Rithemelimit

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore mbledhja e rithemelimit 6 prill 2022 partia demokratike sali berisha mbledhja e rithemelimit 6 prill 2022 partia demokratike sali berisha

Sondazh

Poll