Aktualitet

HARTA- Avioni italian monitoron bregdetin shqiptar, ç’po thur FRONTEX

6 Prill 2022, 14:36 Nga DOSJA
HARTA- Avioni italian monitoron bregdetin shqiptar, ç’po thur

TIRANË– Një avion ushtarak italian ATR P-72B ka kryer një mision mbi tre orë në vijën bregdetare shqiptare. ABCNews raporton se misioni i patrullimit u zhvillua pranë brigjeve të Shqipërisë, gjithashtu brenda hapësirës ajrore të Shqipërisë. Por, ka prekur edhe Malin e Zi. Avioni ATR u ngrit (në orën 11:27 CEST) dhe u ul në Brindisi (rreth orës 18:00). Siç shihet në hartë, avioni ka kaluar në të gjithë vijën bregdetare, ndërsa ka fluturuar mbi Kepin e Rodonit në Durrës, si dhe mbi Vlorë.

Ky avion i patrullës së doganës italiane është pjesë e misionit aktiv FRONTEX, mision që ndodhet në kufijtë e Shqipërisë prej kohësh dhe siç duket ka bërë monitorimin e radhës. Marrëdhënia mes Shqiprisë dhe FRONTEX nisi në vitin 2019. Konkretisht 50 oficerë të FRONTEX u vendosën në kufirin e gjelbër mes Shqipërisë dhe Greqisë, në pikat e kalimit kufitar të Kakavijës dhe Kapshticës. Ekipet e përbashkëta kanë 16 automjete patrullimi përgjatë kufirit Shqipëri-Greqi, për të luftuar kontrabandën e emigrantëve të paligjshëm dhe krimin ndërkufitar.  

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet frontex në shqipëri frontex në shqipëri

Sondazh

Poll