Aktualitet

‘Los Blancos’/ Kushtetueseja shfyqizon vendimin për ekstradimin në Itali të Gentian Manajt

6 Prill 2022, 13:28 Nga DOSJA
‘Los Blancos’/ Kushtetueseja shfyqizon vendimin për ekstradimin

TIRANË– Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Lartë për ekstradimin drejtë Italisë të kreut të kartelit të drogës Gentian Manaj, i cilësuar si kreu i ‘Los Blancos’. Sot është shfuqizuar vendimi i Gjykatës së Lartë  që vendosi ekstradimin në Itali të Manajt, i cilësuar si kreu i ‘Los Blancos’, që merrej me trafikimin e drogës nga Amerika Latine drejt Evropës. Por Kushtetuesja mori vendimin që çështja të dërgohej për rishqyrtim sërish në Gjykatën e Lartë. 

“Gjykata, duke i vlerësuar veprimet/mosveprimet e konstatuara në procesin gjyqësor në drejtim të garantimit të së drejtës së aksesit në gjykatë, në përfundim vlerëson se vendimi i Kolegjit Penal për mospranimin e rekursit, i kundërshtuar nga kërkuesi, është rrjedhojë e një tërësie shkaqesh që lidhen me veprimet dhe mosveprimet e organeve shtetërore, duke nisur me mosveprimet e IEVP-së Fushë Krujë, e cila duhej t`i përcillte një kopje të aktit të përfaqësimit organit procedues (prokurorisë ose gjykatës) dhe më pas të gjykatave, që nuk kanë hetuar dhe verifikuar në mënyrën e duhur përfaqësimin dhe tagrat e mbrojtësit, por edhe me sjelljen e vetë mbrojtësit të kërkuesit. Për sa më sipër, Gjykata vlerëson se kërkesa është e bazuar dhe duhet të pranohet, për shkak të shkeljes së nenit 42 të Kushtetutës, në drejtim të mosrespektimit të aksesit substancial të kërkuesit në Gjykatën e Lartë,”– thuhet në vendim.

Vetë Gentjan Manaj e dërgoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese, duke pretenduar antikushtetueshmërinë dhe se ai nuk ishte identifikuar në lidhje me veprën penale. Manaj, 35 vjeç, i njohur edhe me emrin Myzafer, u arrestua në 15 shtator në kryeqytet, gjatë një operacioni ndërkombëtar droge të koduar “Los Blancos”, pasi dyshohet se është pjesë e një karteli shqiptar që trafikonte sasi të mëdha droge nga Amerika Latine drejt Evropës. Gjatë operacionit, ranë në pranga 5 shqiptarë, të cilët u prangosën në vendin tonë, ndërsa 5 të tjerë u arrestuan në shtete të tjera.

Ai u prangos pas një urdhri ndërkombëtar nga Interpol Roma në Itali, pasi Gjykata e Firences kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”. Drejtësia italiane e akuzon Manajn për “organizatë kriminale” dhe “trafik ndërkombëtar droge”. Operacioni “Los Blancos” konsiderohet më i madhi i këtij lloji ndonjëherë kundër krimit të organizuar shqipfolës me pjesëmarrjen e Italisë dhe Holandës, në të cilin palët kanë punuar ngushtë së bashku për pesë vjet. Rreth 4 tonë kokainë dhe mbi 5.5 milionë euro janë sekuestruar gjatë këtij hetimi.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gentian manaj gjykata e lartë gjykata kushtetuese gentian manaj gjykata e lartë gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll