Aktualitet

Operacion antidrogë në Fushë Krujë, gjenden 900 fidanë kanabis, 2 të shoqëruar

6 Prill 2022, 09:52 Nga DOSJA
Operacion antidrogë në Fushë Krujë, gjenden 900 fidanë

FUSHË-KRUJË- Një operacion antidrogë është zhvilluar ditën e sotme në rrethin e Krujës, ku u zbulua nja parcelë kanabisi me 900 fidan. Përgjatë këtij operacioni është zbuluar parcela e kanabisit, e cila ishte mbjellë në fshatin Shkozë Bardhë.

Raportohet se në aksion kanë marrë pjesë efektivë të policisë së Krujës, Durrës, si dhe disa grupe të Forcave të Ndërhyrjes të Shpejtë, por ende nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me operacionin e Policisë.

Operacionet antidrogë në zonën e Fushë Krujës janë të shpeshta, ndërsa më i fundit është ai që vuri në pranga babë e bir më 20 mars. Ata kishin përshtatur stallën e tyre në fshatin Derven në ‘shtëpi bari’ dhe kishin kultivuar 316 vazo me kanabis për t’i rritur përmes llambave.

(a.b.k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet fushë-krujë kanabis ne fushe kruje operacion ne fushe kruje fushë-krujë kanabis ne fushe kruje operacion ne fushe kruje

Sondazh

Poll