Aktualitet

Shtetasit rusë në Shqipëri! Manja: Po shqyrtojmë listën se kush është mbështetës i Putin

6 Prill 2022, 11:15 Nga DOSJA
Shtetasit rusë në Shqipëri! Manja: Po shqyrtojmë listën

TIRANË– Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja është shprehur se po shqyrtohet lista se kush është mbështetës i Putin në Shqipëri. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Manja tha se do të merren masa, por nuk është identifikuar një i tillë.

Pyetje: I jemi bashkuar dënimit të luftës në Ukrainë, po sa shtetas rus ka në Shqipëri, të afërt me Rusinë?

Manja: Shqipëria është pjesë e grupit të shteteve që ka dënuar agresionin rus në Ukrainë. Kemi vendosur sanksione, në nivelin horizontal po bashkëpunojmë me aleatët ndërkombëtar.  Jemi në rakordim nëse do të kemi një listë me persona mbështetës rus dhe të liderit.

Manja njoftoi se është miratuar sistemi për pagat për koordinatorët e njësisë anti-korrupsion. Ai deklaroi se vendimi i dytë ka të bëjë me një rregullore të re për sistemin e brendshëm të burgjeve që sipas tij garanton funksionimin e tyre duke e afruar më shumë Shqipërinë me Bashkimin Europian. Ndërkohë vendimi i tretë lidhet me trajtimin e përkthyesve zyrtarë dhe interpretëve të gjuhës së shenjave.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike putin ulsi manja putin ulsi manja

Sondazh

Poll