Aktualitet

‘Të kërkojë falje’/ Deklaratat e Berishës për Yuri Kim, Ambasada: “Non grata” s’negociohet!

6 Prill 2022, 13:08 Nga DOSJA
‘Të kërkojë falje’/ Deklaratat e Berishës

TIRANË– Ambasada amerikane në Shqipëri ka dalë me një qëndrim zyrtar lidhur me deklaratat e djeshme të ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me shpalljen e tij “non grata” nga DASH. Dje, Berisha kërkoi që ambasadorja amerikane të kërkonte falje për qëndrimet e mbajtura ndaj tij dhe Partisë Demokratike, ndërsa shtoi se pas zgjedhjeve të 6 marsit, kur ai mori fitoren e Shkodrës, ka marrë një ofertë nga Kim.

Në një intervistë për A2CNN, Berisha tha se Kim i kishte thënë të largohej provizorisht, të caktohnte dikë tjetër në krye të PD-së e më pas të rikthehej në garë, duke garantuar edhe largimin e Lulzim Bashës. Berisha tha se përgjigjia e tij ka qenë mohuese dhe fakti që ka parë se Kim po ndërhynte në Partinë Demokratike, e kanë bërë të rikthehet. Ndërkohë sot, në një deklaratë për “News 24”, Ambasada Amerikane ka dalë me një sinjal që të kuptohet se nuk ka ndryshim qëndrimi për të.

“Pozicioni i SHBA në lidhjet me shpalljet “non grata” për korrupsion madhor mbetet i qartë dhe nuk mund të negociohet,”- sqaron ambasada për News24.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore ambasada amerikane ne shqiperi sali berisha tirane ambasada amerikane ne shqiperi sali berisha tirane

Sondazh

Poll