Aktualitet

Atë e bir u plagosën për të shpëtuar të moshuarën, flet heroi i New York: Do ta bëja sërish

6 Prill 2022, 12:10 Nga DOSJA
Atë e bir u plagosën për të shpëtuar të

38-vjeçari Louie Suljoviç dhe babai i tij Qazim Suljoviç, 68-vjeç nga Ulqini u plagosën të shtunën e kaluar në New York, teksa përpiqeshin të shpëtonin një të moshuar nga grabitësit. Ngjarja ndodhi në picerinë e tyre në Queens të New Yorkut, ku një grua 61-vjeçare që ra pre e grabitësve. Babai u godit me thikë nëntë herë dhe së bashku me djalin mori plagë të rënda në mushkëri. E moshuara u godit gjithashtu me thikë në shpinë nga njëri prej grabitësve.

Në një lidhje për “Shqipëria live”, Louie thotë se do të bënte të njëjtën gjë, sa herë që do të shohë se dikush ka nevojë për ndihmë.

“Nëse dikush ka nevojë për ndihmë, gjithmonë do të bëj të njëjtën gjë. Për sa kohë ndihmoj dikë, për mua nuk ka shqetësim”.

Me prejardhje nga Ulqini, i lindur në Amerikë, ai thotë se është shqiptar dhe do ta vizitojë Shqipërinë sa herë të ketë mundësi.

“Kam lindur në SHBA, babai i ka emigruar në Amerikë, babai na ka rritur në mënyrën e duhur për të bërë gjënë e duhur. Kam që në vitin 2020 pa ardhur, e kam vizituar çdo verë Shqipërinë. Preferoj Ulqinin, ku kam dhe të afërmit e mi”.

E moshuara u tha policëve se të dyshuarit i ishin afruar asaj nga prapa dhe pasi e kishin shtyrë ia kishin grisur çantën me thikë. Babë e bir morën vlerësime nga Këshilli bashkiak, ndërkohë që për ta është hapur dhe një fondacion në GoFoundMe, për të ndihmuar në shërimin e Qazimit.

“Louie dhe babai i tij janë ndër qytetarët më të mirë që ka Neë Yorku. Ne i falënderojmë ata për trimërinë e tyre dhe iu urojmë shërim të shpejtë”, shkroi në Twitter policia amerikane.

Marrë nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet louie suljoviiç qazim suljoviç louie suljoviiç qazim suljoviç

Sondazh

Poll