Aktualitet

VD-E treta ditë në Kuvend! Pasi Alibeajt, Kim takim me Ballën! ZBARDHEN diskutimet

6 Prill 2022, 09:34 Nga DOSJA
VD-E treta ditë në Kuvend! Pasi Alibeajt, Kim takim me Ballën!

TIRANË– Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla biseduan përreth një orë brenda ambienteve të kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë. Kim mbërriti në ambientet e Kryesisë në orën 11:34, e shoqëruar me truprojat e saj. Temat e bisedimeve, ambasadorja i zbardhi në rrjetin e saj social ‘Twitter’.

Pas takimit, ishte ambasadorja Kim, ajo që ndau detaje nga takimi me kreun e grupit socialist duke deklaruar se kishin diskutuar së bashku për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve, ndërsa shton se theksuan dhe nevojën e vazhdimit të zbatimit të reformës në drejtësi.

Një ditë më parë Kim takoi Enkeljed Alibeajn, kryetarin e komanduar të PD-së. Këtë të fundit, ajo e cilësoi si drejtues të Partisë Demokratike. Ndërsa dy ditë, ajo u takua me kryeparlamentaren Lindita Nikollën.

LEXO EDHE:

U takua me Ballën në Kryesinë e Kuvendit, Kim: Diskutuam rritjen e bashkëpunimit

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike kim takon ballen taulant balla yuri kim kim takon ballen taulant balla yuri kim

Sondazh

Poll