Aktualitet

Salmonelë në vezët Kinder, AKU: Ato lote s’kanë ardhur në Shqipëri

6 Prill 2022, 12:24 Nga DOSJA
Salmonelë në vezët Kinder, AKU: Ato lote s’kanë ardhur

TIRANË– Pas skandalit të çokollatave Kinder në Evropë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pretendon se asnjë prej tyre nuk ka ardhur në vendin tonë. Në një reagim për ‘Fax News’, AKU bën me dije se deri më tani nuk ka rrezik për konsumatorët shqiptarë pasi nuk ka pasur asnjë rast importi që nga konfirmimi i rasteve të para të infektimit me salmonelë. Ndërsa shton ndër të tjera se nëse evidentohet ndonjë lot problematik dhe që përkon me afatet e njoftuara si të infektuara, do të hiqet menjëherë nga tregu.

DEKLARATA E AKU:

Referuar kërkesës tuaj për informacion lidhur me rastet e shfaqura në Evropë për produktin Kinder informojmë se: Për rastet e importit të produkteve ushqimore që rezultojnë me probleme për konsumatorët, Shqipëria si pjesë e sistemit RASFF (Sistemi i Alertimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë) merr njoftime të vazhdueshme për çdo rast jokonform. Lotet e njoftuara në media me datë skadence 11.7.2022 dhe 7.10.2022 nuk janë importuar në vendin tonë, por gjithsesi pas verifikimeve të detajuara mbi gjurmueshmërinë e këtij produkti nga sistemi RASFF,nëseevidentohet se lote të tjera të këtij produkti kanë rezultuar me problematikëpër konsumatorin dhe janë importuar në Shqipëri, produkti do tërhiqet nga tregu, bllokohet dhe do të asgjësohetsiç veprohet nëmënyrërutinorepërçdo rast.

Mirror.co.uk raporton se janë tërhequr nga tregu 3 pako me vezë të kompanisë së çokollatave ‘Ferrero’ me pretendimin se përmbajnë salmonelë. (Produktet e tjera të kompanisë Ferrero nuk janë të prekura). Simptomat e shkaktuara nga salmonela zakonisht përfshijnë ethe, diarre dhe dhimbje barku. Mirëpo ka dhe disa simptoma që mund të jenë të rënda dhe çojnë në shtrimin në spital.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aku salmonele ne vezet kinder aku salmonele ne vezet kinder

Sondazh

Poll