Sport

Napoli i vendos çmim nigerianit Osimhen, tenderi nis me 120 milionë!

6 Prill 2022, 04:40 Nga DOSJA
Napoli i vendos çmim nigerianit Osimhen, tenderi nis me 120 milionë!

ITALI – 23-vjeçari Victor Osimhen do të jetë një nga emrat e lakuar gjatë në merkatos së verës.

Sulmuesi nigerian, për të cilin Napoli pagoi 75 milionë në verën e 2021, po kalon një sezon shumë të mirë dhe ka bërë që disa klube të jenë të gatshëm për ta blerë atë dhe bërë pjesë të tyre lojtarin e spikatur.

I vetëdijshëm për interesin që ka ngjallur në skuadra të ndryshme të rëndësishme si Arsenali apo Manchester United, klubi i Napolit dëshiron të fitojë para, në rast se sulmuesi i tyre largohet.

Për këtë “azzurrët” e ka çmuar dhe vlerësuar lojtarin e tyre me shifër goxha të lartë. Këtë e ka publikuar në kopertinën e saj ‘Corriere dello Sport’, burim sipas të cilit çmimi fillestar është hiç më pak se 120 milionë euro.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “diego armando maradona” i napolit dëshira e victor osimhen victor osimhen u operua “diego armando maradona” i napolit dëshira e victor osimhen victor osimhen u operua

Sondazh

Poll