Sport

VD/ Fitoi ndaj Jenkins, Florian Marku tregon momentin e vështirë; U çava te syri dhe nuk…

5 Prill 2022, 13:35 Nga DOSJA
VD/ Fitoi ndaj Jenkins, Florian Marku tregon momentin e vështirë; U

SHQIPËRI– Ditën e shtunë, Florian Marku ia doli të mbronte titullin e tij “International ëelterëight” në versionin IBF, duke regjistruar fitoren e 11-të në karrierë ndaj uellsianit Chris Jenkins. Boksierit 29-vjeçar iu deshën rreth 10 minuta për të marrë një fitore me KO ndaj një kundërshtari që nuk rezistoi më shumë se 3 raunde dhe në të katërtin u dorëzua, duke e detyruar gjyqtarin që të ndërpresë ndeshjen e t’i japë fitoren lushnjarit.

Në raundin e tretë Marku pësoi një të çarë në vetull, pas një përplasjeje me kundërshtarin e tij. Në një intervistë për “Shqipëria live”, Marku rrëfeu për momentin e vështirë.

“Në raundin e tretë, u goditëm me kokë dhe u çava te syri. U frikësova se nuk po shikoja mirë nga syri, kisha frika se gjyqtari do e ndërpriste. Jenkins është një nga kundërshtarët më të respektuar, ka pasur titullin e Mbretërisë së Bashkuar. I tregova publikut anglez se kam ardhur për të qëndruar dhe për t’u përballuar me të gjithë.”

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport florian marku florian marku

Sondazh

Poll