Sport

Kryeministrja skoceze denoncon ekseset në ‘Old Firm’ gjatë ndeshjes Rangers-Celtic

5 Prill 2022, 13:20 Nga DOSJA
Kryeministrja skoceze denoncon ekseset në ‘Old Firm’ gjatë

SKOCI – Tifozët e Glasgow Rangers, që hodhën objekte në fushë gjatë derbit të humbur kundër Celtic të dielën (1-2), kishin “një qëndrim të dhunshëm dhe budalla që nuk ka vend në një shoqëri të qytetëruar”,– i denoncoi këto ngjarje Kryeministrja skoceze Nicola Sturgeon.

Fillimi i pjesës së dytë të ndeshjes u vonua, pasi një shishe qelqi u hodh nga tribuna, duke shpërthyer në zonën e penalltisë së Celtic.

Objekte të tjera gjithashtu u hodhën nga tribuna, duke përfshirë edhe ato gjatë këndeve, ku një anëtari të stafit të Celtic iu desh të bënte disa qepje, pasi u godit në kokë, ndërsa kthehej në dhomën e zhveshjes.

Policia skoceze ka hapur një hetim. Pavarësisht kësaj atmosfere armiqësore, Celtic dhe iu afrua titullit të ligës. Ai tani është vetëm gjashtë pikë përpara rivalit të tij Glasgow, kur kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje për t’u zhvilluar.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport dy klubeve të glasgow rangers dhe celtic tifozet e celtic tifozët skocezë të glasgow dy klubeve të glasgow rangers dhe celtic tifozet e celtic tifozët skocezë të glasgow

Sondazh

Poll