Sport

Laçi shkarkon Mirel Josën, rikthehet Shpëtim Duro…

5 Prill 2022, 15:44 Nga DOSJA
Laçi shkarkon Mirel Josën, rikthehet Shpëtim Duro…

KURBIN – Mirel Josa nuk është më trajner i Laçit. Drejtuesit e klubit kurbinas kanë vendosur të shkarkojnë 58-vjeçarin pas humbjes së fundit me Partizanit.

Edhe pse Laçi është në pozita komode në kampionat, duke qenë i dyti në tabelë dhe me një këmbë në Europë, por gjithashtu në gjysmëfinalen e Kupës, nga ku ndeshjen e parë parë e ka fituar 2-1 ndaj Teutës, presidenti Pashk Laska ka vendosur ndërprerjen e bashkëpunimit.

Në një prononcim të tijin për ‘sportiim.al’ ai thekson: “Prej kohësh situata në skuadër nuk është e duhura. Që nga humbja me Tiranën dhe më pas rezultatet e tjera kanë vënë në diskutim objektivin e ekipit. E respektoj punën e Josës por skuadra ka nevojë për tjetër ritëm në këtë fazë të fundit të kampiopnatit. Kush më mirë se Duro e njeh këtë grup, jam i gëzuar që ai pranoi të kthehet. Fundja Shpëtim Duro është i shtëpisë.”

Seria prej 6 ndeshjesh pa fitore e skuadrës kurbinase, me 3 humbje e 3 barazime, ka vënë në diskutim edhe vendin e dytë në renditje , ndaj drejtuesit e klubit kanë vendosur të marrin këtë vendim drastik duke bërë ndryshimin e radhës në pankinë.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport #pashklaska #shpetimduro laçi #pashklaska #shpetimduro laçi

Sondazh

Poll