Sport

Arteta i zemëruar me “Topçinjtë” pas humbjes: “Është e papranueshme!”…

5 Prill 2022, 13:49 Nga DOSJA
Arteta i zemëruar me “Topçinjtë” pas humbjes:

ANGLI – Humbja 0-3 të hënën për javën e 31-të të Premier League ndaj Crystal Palace, i ka trazuar ujërat te “Topçinjtë”, të cilët kanë humbur njëherësh edhe pozitat e tyre në renditjen e Premier Leagues.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, në konferencën për shtyp pas ndeshjes, është shfaqur i shqetësuar për mënyrën se si skuadra e tij u soll në fushën e lojës:

“Kemi ende ndeshje për të luajtur dhe duhet të përmirësohemi. Ne e dimë se në nëntë ndeshjet e ardhshme do të ndodhin shumë. Duhet të luajmë me njëri-tjetrin, kemi ndeshje të mëdha përpara, duhet të fokusohemi te vetja. Problemi që patëm sot nuk ishte Spurs, ishim ne dhe çfarë bëmë në pjesën e parë.

Ne ishim jashtë ritmit. Ishim mbrapa në çdo top, të butë në duele, gjë që na pengonte të zhvillonim lojën tonë. Dhe më pas pësuam dy gola të shmangshëm. Në përgjithësi kjo është e papranueshme, ne vetëm mund të kërkojmë falje dhe të qëndrojmë së bashku,”- ka deklaruar tekniku spanjoll i “Topçinjve” të Londrës.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport arsenali i mikel artetas crystal palace në premier league trajneri arteta nga ndeshja e fundit me southampton arsenali i mikel artetas crystal palace në premier league trajneri arteta nga ndeshja e fundit me southampton

Sondazh

Poll