Sport

Akuzohet Bundesliga, “MatchTV” ndërpret transmetimin e Dortmund-Leipzig…

5 Prill 2022, 14:13 Nga DOSJA
Akuzohet Bundesliga, “MatchTV” ndërpret transmetimin e

RUSI – Kanali televiziv rus “MatchTV”, i cili ka të drejtën e transmetimit të Bundesligës gjermane në atë vend, ndërpreu transmetimin e ndeshjes Borussia Dortmund-Leipzig të dielën e kaluar.

Kjo për shkak të mesazheve që u shfaqën në tribuna dhe në tabelën e videove të “Signal Iduna Park” kundër luftës dhe në mbështetjen e Ukrainës.

Vetë komentatori që transmetonte ndeshjen, e tregoi arsyen teksa u shpreh. “Duhet të ndalojmë transmetimin për arsye që nuk mund të kontrollojmë. Në përgjithësi, futbolli dhe politika duhet të mbahen të ndara. Por ky rregull nuk zbatohet gjithmonë në Bundesligë,”– tha ai.

Duhet theksuar se për momentin Bundesliga vazhdon të transmetohet në Rusi, ndërsa kampionate të tjera si Premier League dhe Ligue 1 tashmë kanë vendosur të ndalojnë transmetimin e ndeshjeve të tyre më parë.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bundesligën gjermane klasikja e bundesligës të shtunën ritmin me bayern munich në bundesligë bundesligën gjermane klasikja e bundesligës të shtunën ritmin me bayern munich në bundesligë

Sondazh

Poll