Sport

Chelsea, kampionët që ‘zvarriten’: Lojtarët paguajnë për benzinën e udhëtimit…

5 Prill 2022, 15:10 Nga DOSJA

ANGLI – Kush do t’i thoshte Roman Abramovich, i cili në shkurt fitoi të vetmin titull që i mungonte vitrinave, Kupën e Botës për Klube, se dy muaj më vonë skuadra e tij e Chelseas, do të ishte një nga më të paqëndrueshmet në planet.

Se kampionët e Europës dhe të botës do të jetonin në tension të vazhdueshëm, me pothuajse asnjë të ardhur, në pritje të lëshimeve nga qeveria dhe me disa lojtarë, të gatshëm të vendosnin shpatullat në timon, për të shmangur shkatërrimin e mëtejshëm.

Ishte Kai Havertz, ai që paralajmëroi përpara se të luante kundër Lille, se nëse duhej ishte gati të paguante që ekipi të udhëtonte. Thomas Tuchel ofroi të drejtonte autobusin. “Nuk ka problem,”- tha gjermani. Dukej si shaka, surrealizëm, por një muaj më vonë, kapiteni César Azpilicueta, paguan një pjesë të benzinës për udhëtimet.

Klubit anglez, i cili do të përballet të mërkurën me Real Madridin në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League, i ka ngrira asetet. Ai fiton para vetëm nga e drejta televizive dhe këto janë të destinuar për të paguar pagat. Një listë pagese që mes lojtarëve dhe punëtorëve të klubit, i kalon 30 milionë euro në muaj. Për këtë arsye, çdo ditë që kalon me klubin pa shitur, shqetësimet shtohen.

Qeveria u ka dhënë pak më shumë ajër. Ai i ka lejuar ata të shpenzojnë deri në 900.000 £ për ndeshjet në “Stamford Bridge” dhe hap derën për shitjen e biletave për ndeshjet jashtë fushe, Champions League, FA Cup dhe ndeshjet e femrave në shtëpi. Megjithatë, ata nuk do të mbledhin thuajse asgjë nga ato bileta.

Deri në ndeshjen kundër Brentfordit, paqëndrueshmëria e ‘bluve’ të Londrës qëndronte vetëm në zyra, ku kapaciteti për veprim është i kufizuar. Por humbja me katër gola në një pjesë, ka hapur plagë në fushë. Tani i takon Real Madridit nesër, që ose ta thellojë plagën, ose të shohë se si Chelsea, edhe një herë, nxjerr forcë nga dobësia dhe bëhet skuadra, që i mundi “los blancos” në gjysmëfinalen e vitin e kaluar.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “blutë” e chelseas kai havertz i chelseas momenti i keq i chelseas vazhdon “blutë” e chelseas kai havertz i chelseas momenti i keq i chelseas vazhdon

Sondazh

Poll