Sport

Një ukrainas gjen strehë në Vlorë, portieri 16-vjeçar nis stërvitjen me Flamurtarin

5 Prill 2022, 20:59 Nga DOSJA
Një ukrainas gjen strehë në Vlorë, portieri 16-vjeçar

VLORË- Flamurtari bëhet skuadra e parë shqiptare që hap dyert për futbollistët ukrainas, të larguar nga vendlindja e tyre për shkak të agresionit rus.

Klubi vlonjat ka afruar në skuadër portierin 16-vjeçar Bogdan Kalinichenko. Fotot e publikuara nga Flamurtari tregojnë se gardiani i ri ukrainas ka nisur tashmë stërvitjen me shpresën se do të kthehet shumë shpejt në kryeqytetin Kiev, te skuadra Dush-26.

Federata Shqiptare e Futbollit shprehu solidaritetin me popullin ukrainas duke kujtuar se është gjatë gjithë kohës në kontakt me Federatën Ukrainase për të bërë të mundur pritjen dhe strehimin në Shqipëri të disa familjeve të futbollistëve.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bogdan kalinichenko flamurtari ukraine bogdan kalinichenko flamurtari ukraine

Sondazh

Poll