Sport

Ronaldinho: “Pedri mund të shënojë dhe shpresoj të bëjë një epokë”

5 Prill 2022, 14:32 Nga DOSJA
Ronaldinho: “Pedri mund të shënojë dhe shpresoj të

SPANJE – Ronaldinho u kthye në Barcelonë për të prezantuar “Metasoccer”, një videolojë që është një univers alternativ futbolli “play-to-carn”, i zhvilluar në blockhain. Braziliani foli për gjeneratën e re të videolojërave, por edhe për aktualitetin e Barçës.

Ish-lojtari i Barçës iu bashkua lavdërimeve për futbollistin më në modë, Pedri, për të cilin tha se “mund të shënojë një epokë dhe shpresoj të bëjë një epokë”.

Roni e krahasoi sezonin aktual me të parin e tij në “Camp Nou” dhe pranoi se “është paksa e ngjashme, në kohën time, kur edhe ne e filluam keq dhe u kthyem, shpresoj se ata mund ta bëjnë të njëjtën gjë si në kohën time”.

Në lidhje me punën e Xavi në stol, ai siguroi: “Jam shumë i lumtur për Xavi dhe për gjithçka që ai po bën, shpresoj që ai t’u japë shumë gëzim tifozëve të Barçës”.

Lidhur me Dembélé, ai siguroi se “Barça për mua është më e mira në botë dhe pak lojtarë mund të thonë se luajnë për Barçën, është një nga vendet më të mira për të luajtur”.

Ai gjithashtu iu referua nënshkrimit të mundshëm të Rafinhas, anësorit brazilian të Leeds, të cilin e bekoi si një përforcim të mundshëm: “Do të doja shumë të vinte, ka shumë cilësi, do të përshtatej në La Liga dhe nëse ai vjen të luajë këtu, do të ishte më mirë për Barçën”.

Për mikun e tij, Lionel Messi, ai komentoi, se “për mua ishte një surprizë largimi i tij nga Barça, por ai është një mik i madh dhe e rëndësishme është që të jetë i lumtur”. 

Dhe kur u pyet për lojtarët që ai adhuron aktualisht, ai citoi me kuriozitet tre sulmuesit e PSG -së: “Lojtarët që më pëlqen të shikoj janë Messi, Mbappé dhe Neymar.” 

B.T (Dosja)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport argjentinasi lionel messi historia e ronaldinhos idhulli i tij ronaldinho mesfushori pedri rikthimit të xavi në barcelonë argjentinasi lionel messi historia e ronaldinhos idhulli i tij ronaldinho mesfushori pedri rikthimit të xavi në barcelonë

Sondazh

Poll