Politike

E paditi për shpifje, Rama hedh pas të kaluarën, pret Haradinajn në Tiranë, takim i ngrohtë

5 Prill 2022, 14:24 Nga DOSJA
E paditi për shpifje, Rama hedh pas të kaluarën, pret Haradinajn

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në Tiranë, kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-kryeministrin Ramush Haradinajn duke shënuar kësht takimin e parë pas padisë që kryesocialisti ngriti ndaj tij për tezën e shkëmbimit të kufijve Kosovë-Serbi. Permes një postimi në “Facebook”, Haradinaj shkruan se me Ramën kanë diskutuar edhe për projektin e hekurudhës Prishtinë-Durrës, si dhe për dhënien e dyshtetësisë mes vendeve.

Ndërkohë që mes tyre kanë munguar as buzëqeshjet dhe përqafimet miqësore mes tyre, duke lënë të kuptohet se kanë lënë gjithçka pas krahëve.

“Bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë në ekonomi, infrastrukturë, siguri e politikë të jashtme, ishin temat kryesore të takimit të sotëm me Kryeministrin Edi Rama. Bashkëbiseduam gjithashtu për projektin e Hekurudhës Prishtinë – Durrës si projekt i domosdoshëm për të dyja vendet, si dhe dhënien e dyshtetësisë për qytetarët tanë. Falënderova Kryeministrin Rama për ndihmën e shtetit shqiptar gjatë krizës energjetike në Kosovë dhe shpreha nevojën e gjetjes së mënyrave të bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve në këtë kohë aspak normale,”- ka shkruar ai.

POSTIMI I PLOTË:

Edi Rama paditi ish-homologun e tij në largim në Kosovë, Ramush Haradinajn, për shpifje. Në padinë prej 30 faqesh, kryeministri Edi Rama pretendonte se Ramush Haradinaj ka shpifur ndaj tij, nëpërmjet deklaratave publike, e akuzonte se kishte ideuar tezën për shkëmbime territoresh. 

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama rama padit haradinajn ramush haradinaj edi rama rama padit haradinajn ramush haradinaj

Sondazh

Poll