Politike

Ambasadorja Yuri Kim: Ka shumë gjuhë urrejtjeje mes politikanëve shqiptarë!

5 Prill 2022, 10:34 Nga DOSJA
Ambasadorja Yuri Kim: Ka shumë gjuhë urrejtjeje mes politikanëve

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka marrë sot pjesë në konferencën e IDM, promovimi i “shkollës si qendër komunitare”, ku ka dhënë një mesazh të rëndësishëm për të rinjttë pjesëmarrës. Në fjalën e saj, ambasadorja Kim ka marrë politikën si shembull duke evidentuar gjuhën e urrejtjes që përdorin ndaj njëri-tjetrit.

Ndër të tjera, ajo kërkon nga të rinjtë që të jenë ambiciozë dhe të kërkojnë më shumë e të respektojnë veten, por jo duke ‘rrëzuar’ të tjerët.

“Dua t’u them shkolla është program dhe është e rëndësishme të jeni vetëvetja. duhet të jeni ambiciozë për veten, për vendin dhe për botën. Mëndoni me përmasa të mëdha, çfarë keni, e çfarë mund të jepni. Duhet të punoni fort. Zhvilloni aftësitë tuaja. Respektoni gjithashtu! Por duhet të nisni me respektin ndaj vetes. Pyeteni veten çdo mëngjes; kush jam unë? Respektoni veten dhe të tjerët. Edhe në politikë dëgjoj ndonjëherë mesazhe urrejtje. Ata duan që ju të urreni dikë tjetër për shkak se janë më të mençur se ju, ose më të varfër. Urrejtja brenda vetes tuaj iu bën keq. Ekziston një shprehje: urrejtja gërryen enën që e mban. Duke mbartur urrejtje brenda vetes suaj do të ishte një gjë shumë e dëmshme për ju. Dua që ta dini se si ambasadë, ju konsideroj ju pjesë e ekipit tonë. Por dua që shpresoj që edhe ju të na konsideroni ne si pjese ekipit tuaj. Shkoni në botë, mbani mend se kush jeni dhe mendoni se çfarë doni të bëni. Kurrë mos e harroni që ju jeni të mirë dhe të shkëlqyer,”-tha ambasadorja në fjalën e saj.

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike yuri kim yuri kim

Sondazh

Poll