Politike

Vuçiç fitoi zgjedhjet në Serbi, Berisha: Lajm jo i mirë! E uroi vetëm Rama e Putin

5 Prill 2022, 11:51 Nga DOSJA
Vuçiç fitoi zgjedhjet në Serbi, Berisha: Lajm jo i mirë!

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar lajm jo të mirë rizgjedhjen e Aleksandër Vuçiç për një mandat tjetër si President i Serbisë. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Berisha shkruan se presidenti Vuçiç është një ultranacionalist që punon për projektin e Serbisë së Madhe, e që sipas tij ende kujton e i thur lavde ish-shefit të tij Sllobodan Millosheviç. Por nuk lë pa përmendur edhe urimin që i bëri kryeministri shqiptar, Edi Rama, duke shtuar se i vetmi veç kreut të qeverisë shqiptare e uroi presidenti rus, Vladimir Putin.

“Makineria e tij elektorale njelloj si e vasalit te tij ne Tirane, Edi Rama bazohet ne parimet antidemokratike te partise shtet, ne bandat e bjellivukve, klientelen e oligarkeve dhe dhunimin e opozites. Per te gjitha keto rezultatin e zgjedhjeve ne Serbi e kane mirepritur shume diktatori gjaksor i Moskes, Vladimir Putin dhe Edi Rama, argati i Vuçiç dhe shefi i narkoshtetit te Tiranes qe do te ishte i pari qe do ti uronte fitoren padronit te tij,”-shkruan Berisha ndër të tjera.

POSTIMI I PLOTË: 

Fitorja e ultranacionalistit Vuçiç lajm jo i mire per Serbine dhe rajonin! Te dashur miq, fitues i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare qe u mbajten te dielen e kaluar ishte ultranacionalisti Aleksander Vuçiç dhe ky ishte nje lajm jo i mire per Serbine, opoziten e saj dhe mbare rajonin tone. Kjo sepse: 1-Vuçiç eshte nje ultranacionalist serb i rrezikshem qe punon per projektin e Serbise se Madhe. 2-nen sundimin e tij Serbia mbetet gjithnje si Rusia e Vogel ne rajon. Lidhjet e tij me Putinin jane nje kercenim serioz per paqen ne rajon. 3-Aleksander Vuçiç si ish badiguard i Sheshelit dhe minister i propagandes se Millosheviçit nuk ka denuar krimet monstruoze te Sllobodan Millosheviçit, genocidin e tij ne Bosnje dhe ne Kosove, perkundrazi ai i thurr lavde ne çdo rast shefit te tij dhe sipas tij Sllobo ishte nje udheheqes i madh. Kjo tregon se ai eshte i gatshem te riperserise krimet e tij monstruoze. 4- Se fundi ai eshte nje manipulator i pameshire i minoritetit serb ne Kosove, i cili eshte minoriteti qe gezon te drejta njerezore dhe kombetare me shume se çdo minoritet tjeter ne rajon dhe me gjere. 5- Makineria e tij elektorale njelloj si e vasalit te tij ne Tirane, Edi Rama bazohet ne parimet antidemokratike te partise shtet, ne bandat e bjellivukve, klientelen e oligarkeve dhe dhunimin e opozites. Per te gjitha keto rezultatin e zgjedhjeve ne Serbi e kane mirepritur shume diktatori gjaksor i Moskes, Vladimir Putin dhe Edi Rama, argati i Vuçiç dhe shefi i narkoshtetit te Tiranes qe do te ishte i pari qe do ti uronte fitoren padronit te tij.

Pas përfundimit të numërimit të votave të zgjedhjeve të 3 prillit, SNS-ja, partia e Vuçiçit siguroi 121 mandate në Asamblenë Kombëtare ose e thënë ndryshe 120 deputet në parlament. Në vendin e dytë u rendit forca opozitare e Marinika Tepic me 37 mandate dhe më pas kryeparlamentari dhe aleati i Vuçiç, Milorad Dodik me 32 mandate.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha zgjedhjet në serbi sali berisha zgjedhjet në serbi

Sondazh

Poll