Politike

Yuri Kim s’njeh vendimin e Gjykatës:Alibeaj, kryetar i komanduar i PD! Të ecim para,jo pas!

5 Prill 2022, 10:47 Nga DOSJA
Yuri Kim s’njeh vendimin e Gjykatës:Alibeaj, kryetar i komanduar i

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim duket se nuk e njeh vendimin e Gjykatës së Tiranës për regjistrimin e Statutit të votuar në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit nga Komisioni i Rithemelimit të PD-së. Sot, pas takimit me Enkelejd Alibeaj, ajo ka treguar për çështjet e diskutimit, duke iu referuar demokratit si kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike. Post që nuk i takon më, pasi me vendimin e Statutit të 11 dhjetorit, Alibeaj u shkarkua nga detyra e nënkryetarit e rrjedhimisht s’mund të jetë më kryetar i komanduar pas dorëheqjes së Lulzim Bashës.

“Diskutim shumë i mirë sot me ushtruesin e detyrës së kryetarit dhe drejtuesit të grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj, për një gamë të gjerë çështjesh. SHBA ka pasur një marrëdhënie të fortë, të veçantë me PD që në lindjen e saj. Ne e vlerësojmë këtë marrëdhënie dhe rolin e domosdoshëm të PD-së për Shqipërinë, shpresojmë që të dy (Shqipëria dhe PD) vetëm do të forcohen. Le të vazhdojmë së bashku përpara, jo mbrapa!,”-shkruan Yuri Kim.

Pikërisht fraza e fundit tregon se ambasadorja Kim sërish nuk ka ndryshuar mendim për liderin historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili është shpallur “non grata” nga Departamendi Amerikan i Shtetit. Edhe pse ky i fundit fitoi bashkinë e Shkodrës në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, e më pas Gjykata e Tiranës i njohu Statutin, duke se sërish nuk njihet nga Amerika si grupi që po drejton Partinë Demokratike pas dorëheqjes së Bashës. Që prej majit të vitit të shkuar e në çdo dalje tjetër, Kim e ka konsideruar Berishën një hap pas në histori, duke shtuar se i përket të shkuarës dhe jo të ardhmes. Po ashtu, ka deklaruar se edhe nëse ai vjen në krye të PD-së, nuk do të ketë marrëdhënie me të. 

SHIKO EDHE KËTË:

Yuri Kim takohet me Alibeajn! 1 orë diskutim brenda Kryesisë së Kuvendit

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike enkelejd alibeaj kim takohet me alibeajn yuri kim yuri kim ne kryesine e kuvendit enkelejd alibeaj kim takohet me alibeajn yuri kim yuri kim ne kryesine e kuvendit

Sondazh

Poll