Politike

Takimi i Kim me Alibeajn/Paloka: Më shumë se turp, ti zonjë s’vendos mbi Gjykatën shqiptare

5 Prill 2022, 11:28 Nga DOSJA
Takimi i Kim me Alibeajn/Paloka: Më shumë se turp, ti zonjë

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar pas përfundimit të takimit të ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim dhe deputetit të PD-së, Enkelejd Alibeajn. Paloka e quan takimin turp dhe shkelje të çdo ligji të Republikës së Shqipërisë. Sipas Palokës, Kim nuk ka respektuar vendimin e Gjykatës Shqiptare, duke quajtur si kryetar të PD-së, Alibeajn. 

POSTIMI I PLOTË:

Ky eshte me teper se turp, eshte shkelje e jo vetem cdo etike por dhe ligjeve te Republikes se Shqiperise! Kjo zonja qe uroi Ramen per “fitoren historike” pa mbaruar akoma procesi zgjedhor me 25 prill ; qe ka dale hapur ne mbeshtetje te qeverise me te korruptuar ne rajon ( sic e cileson vete Departamenti Amerikan i Shtetit) dhe qe prej kohesh eshte angazhuar ne vete te pare ne percarjen e opozites shqiptare, sot ka ndermarre nje akt te fundit , gjithnje ne sherbim te te njejtit qellim. Zonja ambasadore , me arrogance , tregon se jo vetem nuk respekton Konventen e Vjenes po nuk njeh as vendimet e gjykatave shqiptare megjithese flet gjithe kohen per drejtesine . Ti zonje mund te takosh ke te duash dhe si te duash , po nuk mund te vendosesh mbi gjykatat shqiptare e sidomos mbi vullnetin e lire te demokrateve shqiptare!

Ditën e sotme Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar me kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, të cilin e ka quajtur si ‘kryetari në detyrë i PD’, duke mos njohur kështu Komisionin e Rithemelimit si drejtues të PD.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi paloka kim takohet me alibeajn edi paloka kim takohet me alibeajn

Sondazh

Poll