Politike

Akuzat për shpifje, Veliaj fiton betejën me Jorida Tabakun në Gjykatë

5 Prill 2022, 12:20 Nga DOSJA
Akuzat për shpifje, Veliaj fiton betejën me Jorida Tabakun në

TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka fituar përfundimisht gjyqin për shpifje ndaj deputetes së PD-së, Jorida Tabaku. Top Channel raporton se Gjykata e Apelit ka rrëzuar pretendimet e Tabakut, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme, sipas së cilës, Veliaj nuk ka shpifur ndaj saj.

Kjo nuk është humbja e vetme e Jorida Tabakut përballë Erion Veliajt. Në zgjedhjet e 25 prillit Tabaku e sfidoi Veliajn me pretendimin se do ta mundte në Tirane. Por, rezultati përfundoi me fitoren e thellë të socialistëve të drejtuar nga Veliaj në Qarkun e Tiranës.

Më herët, deputetja Tabaku ka pësuar disfatë edhe në Tiranë, ku ka humbur përballë Veliajt edhe në Njësinë 8. Ndërkaq, në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në Vore, Tabaku regjistroi humbjen e thelle te radhës me Veliajn, duke e nxjerre PD force e trete./Marre nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike erion veliaj jorida tabaku erion veliaj jorida tabaku

Sondazh

Poll